Ankaraja vihet në veprim për krizën e emigrantëve

Ankaraja është vënë në veprim për të zgjidhur krizën e refugjatëve që zë vendin e parë në rendin e ditës së botës.

Ankaraja vihet në veprim për krizën e emigrantëve

Për shumë nga vendet e Evropës që kanë mbyllur kufijtë pasi nuk duan më tepër refugjatë, ka ardhur një paralajmërim nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Ai bëri të ditur se mbyllja e kufijve nuk do të sjellë një zgjidhje dhe shtoi se Evropa mund të mbetet ballë për ballë me një valë edhe më të madhe emigrantësh.

Presidenti Erdogan theksoi se Bashkimin Evropian që ka pranuar vetëm rreth 400 mijë refugjatë, e ka kapur paniku dhe shtoi: “Ne, që nga viti 2011, mirëpresim mbi 2 milion mysafirë. Zgjidhja e problemit të Sirisë, është tek rrëzimi sa më parë i regjimit mizor dhe ardhja në krye të një udhëheqjeje të bazuar tek vullneti i popullit”.

Presidenti turk u shpreh se në kufijtë e Turqisë ndihet nevoja e një rajoni të sigurt të spastruar nga terroristët dhe një zbatim i tillë, edhe do të parandalojë valët e reja të refugjatëve edhe do të zgjasin dorën e ndihmës në vendin e tyre për ata që kanë shkuar në portat e Evropës.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me këtë temë zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel. Merkel në bisedë i tha Erdoganit se “deri në fund të vitit do të pranojnë 800 mijë deri në 1 milion refugjatë”.

Ajo pranoi që vendet e Bashkimi Evropian duhet të marrin më tepër përgjegjësi për krizën e emigrantëve.

Ndërkohë që në vendet evropiane përjetohen divergjenca se si do të administrohet gjendja e dyndjeve të emigrantëve, Suedia brenda 1 jave pranoi 5 mijë e 200 refugjatë.

Sipas raportit të përgatitur nga zyra e refugjatëve të këtij vendi, në muajin qershor është pranuar kërkesa e 6 mijë e 619 refugjatëve ndërsa në muajin korrik janë pranuar 11 mijë e 743 refugjatë.

Pas Hungarisë dhe Serbisë që tërhoqën vëmendjen me ndërhyrjen e ashpër ndaj refugjatëve, edhe Rumania planifikon të ngrejë një mur në kufi.

Ndërkaq pas mbylljes së kufijve nga ana e Hungarisë, vazhdon edhe paqartësia e shumë emigrantëve që kanë mbetur në anën serbe.

Kurse Republika Çeke deklaroi se mund të dislokojë trupa ushtarake në kufi kundër refugjatëve.

Edhe autoritetet austriake kanë bërë të ditur se që nga 16 shtatori kanë filluar kontrollin e kalimeve kufitare nga Hungaria, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Një nga rezultatet e krizës së refugjatëve në Evropë është edhe pikëpyetja e këtyre vendeve në lidhje me marrëveshjen e Shengenit.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, përballë krizës së refugjatëve që ka përfshirë Evropën, paralajmëroi se ashtu siç ka bërë edhe Gjermania më parë, në kufi, mund të pezullojnë rregullin Shengen dhe mund të zbatojnë kontrollin e identitetit.

Ndërkohë që gjendja e refugjatëve ndiqet me shqetësim nga njerëzimi, ka bërë që Bashkimi Evropian të vlerësojë vlerat dhe qëndrimin global, nga ana tjetër bën të detyruar që ti japë përgjigje thirrjeve të Turqisë për masa emergjente.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme