Turqia përgatitet për mitingun e unitetit "Një Zë"

Sulmet e fundit terroriste në Turqi që ndër të tjera kanë për qëllim edhe minimin e jetës në vëllazëri të nënshtetasve turq, janë protestuar në të katërta anët e Turqisë.

Turqia përgatitet për mitingun e unitetit "Një Zë"

Edhe mitingu për të cilin pritet një përfshirje e madhe “Miliona njerëz kundër terrorit në një zë të vetëm” që organizohet nga Platforma e Solidaritetit Civil, do të zhvillohet ditën e diel në orën 16.00 deri në orën 19.00 në sheshin e mitingjeve Yenikapi të Stambollit.

Në këtë organizim do të marrin pjesë edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Kryeparlamentari Ismet Yilmaz dhe Kryeministri Ahmet Davutoglu.

Ditën e diel, miliona njerëz që do të protestojnë terrorin në rritje në kohët e fundit dhe që duan të japin mesazhin e vëllazërisë do të bashkohen në një zë të vetëm në Yenikapi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme