Turqi – 12 ushtarë plagosen në një sulm terrorist në lindje të v

Sipas informacioneve të marra bomba e vendosur nën një urë në rrugën nacionale Mus-Diyarbakir ka shpërthyer gjatë kalimit të mjetit ushtarak duke shkaktuar plagosjen e 12 ushtarëve, njëri në gjendje të rëndë.

Turqi – 12 ushtarë plagosen në një sulm terrorist në lindje të v

Si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur nën një urë nga organizata terroriste PKK, e cila shpërtheu gjatë kohës kur po kalonte një mjet ushtarak, u plagosën 12 ushtarë. Bëhet e ditur se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve të marra lënda shpërthyese e vendosur nën një urë në autostradën Mush-Dijabakër (Muş- Diyarbakır/Kulp) ka shpërthyer gjatë kalimit të mjetit ushtarak.

Në aksident u plagosën 12 ushtarë, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin shtetëror të qytetit Mush të Turqisë.

Njoftohet gjithashtu se në rajon ka nisur një operacion për kapjen e terroristëve.

Ndërkaq në operacionet e forcave të rendit kryer në nënprefekturën Viranshehir të prefekturës Van të Turqisë kundër strukturave rinore të organizatës terroriste në zonat urbane janë arrestuar 17 persona.

Gjatë kontrollit të bërë në banesat e të dyshuarve janë gjetur armë dhe municione në sasi të mëdha si dhe dokumentacion propagandistik i organizatës.

Ndërkohë mësohet se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka dënuar sulmet e organizatës terroriste PKK në Turqi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme