Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Simsek: Jam kurd dhe jam ministër i Financës

Ministri i Financës së Turqisë, Mehmet Şimşek mbajti një fjalim gjatë ditës së dytë të Samitit të Financës (IFS) të zhvilluar në Stamboll dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Simsek: Jam kurd dhe jam ministër i Financës

Ai vlerësoi ngjarjet e fundit të terrorit në vend. Ministri turk u shpreh se Turqia nuk është si Iraku apo Siria por nga jashtë vendit bëhen analiza dhe komente sipërfaqësore në lidhje me terrorin. Analizat e huaja për Lindjen e Mesme, përcillen sikur edhe Turqia të ishte e përfshirë në atë situatë. 

“Turqia ka një eksperiencë shumë të gjatë demokratike dhe është një vend që nuk bën aspak diferencim ndërmjet popullit të saj. Merrni shembullin tim, unë jam nënshtetas turk me origjinë kurde. Por unë sot gjithashtu jam edhe Ministri i Financës së Republikës së Turqisë” tha Ministri Mehmet Şimşek.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme