Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kryeprokuroria fillon hetimin ndaj bashkëkryetarit të HDP

Kryeprokuroria e Republikës në rrethin Diyarbakir ka filluar hetimin ndaj bashkëkryetarit të Partisë Demokratike të Popujve (HDP), Selahattin Demirtas.

Kryeprokuroria fillon hetimin ndaj bashkëkryetarit të HDP

Prokuroria informoi se deklaratat e Demirtas në konferencën për shtyp në Diyarbakir përmbajnë elemente kriminale për këtë arsye kanë filluar hetimin.

Mbi Demirtas rëndon akuza për fyerje ndaj presidentit të vendit, nxıtje për akte kriminale dhe propagandë në avantazh të organizatës terroriste.

Në dosjen e padisë së prokurorisë, Ministrisë së Drejtësisë i është dërguar edhe kërkesa për “heqjen e imunitetit” të bashkëkryetarit të Partisë Demokratike të Popujve (HDP), Selahattin Demirtas.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme