Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan: HDP të distancohet nga terrori

“Populli ynë nuk do të jetë pre e lojërave të atyre, të cilët dëshirojnë ta përhapin këtë zjarr në mbar vendin”, tha Presidenti Erdogan.

Erdogan: HDP të distancohet nga terrori

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri një thirrje partisë HDP dhe nga ata kërkoi të distancohen nga terrori.

“Populli ynë nuk do të jetë pre e lojërave të atyre, të cilët dëshirojnë ta përhapin këtë zjarr në mbar vendin”, tha Presidenti Erdogan ndërsa kritikoi edhe sulmet që bëhen ndaj godinave të partive.

Presidenti Erdogan në kompleksin presidencial organizoi një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.

Në rendin e ditës të Presidentit Erdogan ishin ngjarjet e terrorit që ndodhen kohëve të fundit.

Duke reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra nga Partia HDP, Presidenti Erdogan u bëri thirrje të veprojnë me përgjegjësi.

Erdogan tha se këto ngjarje të terrorit nuk janë gjë tjerët veçse “devijim”.

Presidenti kritikoi ashpër edhe sulmet ndaj godinave të partive, ndërkaq u bëri thirrje qytetarëve “që të kenë besim tek shteti”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme