Stoltenberg dënon aktet terroriste në Turqi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shkruan në mesazhin e tij se “Nuk ka arsyetim për terrorizmin. Solidarizohemi me popullin dhe qeverinë e aleatit tonë, Turqinë”.

Stoltenberg dënon aktet terroriste në Turqi

Sulmet e fundit terroriste kundër policisë dhe ushtrisë turke, po hasin në reagime të ashpra nga autoritete të larta botërore.

Së fundmi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë një deklaratë në të cilën shpreh ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e viktimave të sulmit terrorist të kryer nga PKK , dhe njëkohësisht duke i dënuar fuqishëm të njëjtat.

“Shprehë ngushëllimet e mia të sinqerta për qeverinë e Turqisë dhe për familjet e dëshmorëve në sulmet e fundit kundër policisë dhe zyrtarëve ushtarak. Nuk ka arsyetim për terrorizmin. Solidarizohemi me popullin dhe qeverinë e aleates sonë, Turqinë” shkruan në mesazhin e tij Jens Stoltenberg.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme