Mesazhi i Kryeparlamentarit turk me rastin e sulmeve të terrorit

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismet Yilmaz me rastin e sulmeve të terrorit publikoi një mesazh ku i bëhet thirrje popullatës për gjakftohtësi.

Ismet Yilmaz në mesazhin e tij shkruan kështu:

“Ngjarjet tragjike të sulmeve ndaj forcave tona të sigurisë, qytetarëve tanë, pritjet e vendosura nëpër rrugë, humbjet e jetëve, të cilat lëndojnë thellë zemrat tona jemi duke i ndjekur me kujdes. Në luftën kundër terrorit është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë gjakftohtësinë ndaj iniciativave të cilat kanë për qëllim krijimin e kaosit në vend dhe të mos dalin jashtë protestave demokratike”.

Në mesazh, ku bëhet e ditur se “adresa e paqes sociale dhe sigurisë është Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë”, në mes tjerash u tha se “Nuk duhet harruar që çdo lloj sulmi që tejkalon kufijtë e kritikave demokratike ndaj institucioneve legjitime dhe individëve në politikë janë të përshtatshme për pritshmëritë dhe objektivat e terrorit”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme