Presidenti Erdogan kritikoi ashpër ngjarjet e fundit në vend

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë pritjes së rektorëve të universiteteve në Kompleksin Presidencial, Presidenti Erdogan foli me një gjuhë të ashpër në lidhje me ngjarjet e fundit të dhunës.

Presidenti Erdogan kritikoi ashpër ngjarjet e fundit në vend

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në fjalën e tij të mbajtur gjatë pritjes së rektorëve të universiteteve në Kompleksin Presidencial kritikoi ashpër ngjarjet e fundit.

“Nuk e kemi gjetur këtë shtet në rrugë, nuk e kemi lënë në duar të disa bashkëpunëtorëve dhe disa rrjeteve tradhtare dhe nuk do ta lëmë”, u shpreh Presidenti Erdogan.

Duke e bërë të ditur se organizata terroriste gjatë operacioneve të fundit ka pësuar humbje të mëdha, Presidenti Erdogan tha se “Turqia ka kapërcyer vështirësi të shumta, ajo është e zot ta zgjidh edhe problemin e terrorit... Ata të cilët deshën ta dëbojnë popullin tonë nga Anadolli çdoherë kanë pësuar disfatë, ndërkaq edhe ata që si objektiv kanë marr unitetin tonë do ta kenë fatin e njëjtë”.

Erdogan gjithashtu kritikoi me një gjuhë të ashpër të gjithë ata që nuk dënojnë ashpër në mënyrë të hapur këto sulme ndërsa shtoi se “këta kanë probleme me lidhjen e tyre me këtë popull dhe me këtë vend”.

Presidenti bëri të ditur se dora e shtrirë gjatë procesit të zgjidhjes së problemit të terrorit në vend nuk hasi në mirëkuptim, ndërsa vijoi duke thënë se me përdorimin e armëve organizata terroriste e mbylli këtë proces.

Organizata terroriste dhe zgjatimi i tyre mes politikanëve janë ata të cilët e mbaruan dhe sabotuan procesin e zgjidhjes”, u shpreh Erdogan.

Duke theksuar se shteti është duke luftuar me të gjitha elementet e saj kundër organizatës terroriste dhe zgjatimeve të saj brenda dhe jashtë vendit, Presidenti Erdogan tha se “Deri më tani organizatës terroriste i janë shkaktuara dëme të mëdha brenda dhe jashtë vendit. Zhvillimet e fundit janë edhe shenjat e këtij paniku që mbretëron në mesin e organizatës”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme