Kuvendi turk miraton mocionin e operacionit ushtarak

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, İsmet Yılmaz, nënvizoi rritjen e kërcënimit të PKK-së dhe DAESH-it ndaj Turqisë.

Kuvendi turk miraton mocionin e operacionit ushtarak

Në seancën plenare në Kuvendin e Mardh Popullor të Turqisë, mocioni u pranua nga Partitë AK, CHP dhe MHP ndërkohë që HDP votoi kundër.

Në bisedimet në parlament në lidhje me mocionin ushtarak, dominuan ngjarjet e terrorit dhe lufta kundër tij.

Më pas përfaqësuesit e partive mbajtën një fjalim në lidhje me këtë temë. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim AKP dhe Partia Popullore Nacionale MHP votoi pro mocionit. Edhe Partia Republikane

Popullore CHP që vitin e kaluar kishte votuar kundër, këtë vit mbështeti mocionin.

Kurse HDP-ja votoi kundër.

Në bazë të miratimit të mocionit në parlamentin turk, afati 1 vjeçar që i jep autorizimin qeverisë turke për operacion ushtarak jashtë kufirit u shty me 1 vit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme