Ura e tretë e Bosforit, dy krahët afrohen me shpejtësi

Dy anët e Urës “Yavuz Sultan Selim” po i afrohen njëra-tjetrës çdo ditë e më shumë. Në urën e 3-të të varur mbi Ngushticën e Bosforit ka përfunduar shtrimi i 29 pllakave të çelikta nga 59 gjithsej, që do të formojnë platformën e “dyshemesë”.

Ura e tretë e Bosforit, dy krahët afrohen me shpejtësi

Trafiku detar në Grykën e Stambollit s'ka të ndalur, një anije vjen e tjetra shkon. E gjithë kjo dinamikë ka vetëm një arsye: Ura “Yavuz Sultan Selim", e konsideruar si gjerdani i tretë i Ngushticës së Bosforit.

Pllakat e çelikta, që do të bashkojnë dy kullat gjigante të urës, po zgjaten çdo ditë e më shumë.

Këto pllaka të çelikta prodhohen në Korenë e Jugut dhe bashkohen me njëra-tjetrën nëpërmjet detit.

Ato ngrihen në lartësinë e duhur me anije-vinç dhe montohen me një përpikëri dhe rigorozitet maksimal.

Deri më sot janë vendosur 29 pllaka të çelikta nga 59 gjithsej.

Ndërkaq, është montuar edhe pjesa kryesore e kavove, që do të mbajnë urën të varur.

Gjatësia e kabllove, që janë përdorur deri tani, ka arritur në afro 3.000 km.

Ura “Yavuz Sultan Selim" do të jetë plot 59 m e gjerë dhe 320 m e lartë, rekord botëror për të dyja këto përmasa.

Mbi këtë urë të varur, që thyen rekord edhe për distancën kryesore 1.408 m të gjatë ndërmjet dy këmbëve, do të ketë edhe sistem hekurudhor.



Lajme të ngjashme