Viti i ri gjyqësor - Erdogan: Struktura paralele do të dështojë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri Ahmet Davutoglu, publikuan sot nga një mesazh me rastin e fillimit të vitit të ri gjyqësor.

Viti i ri gjyqësor - Erdogan: Struktura paralele do të dështojë

“Ata, që aspirojnë të largojnë Turqinë nga objektivat e saj, duke shfrytëzuar organizatat terroriste dhe çetat paralele, të cilat janë infiltruar brenda shtetit, do të dështojnë”, ka thënë kreu i shtetit turk në mesazhin e tij, duke tërhequr vëmendjen veçanërisht mbi strukturat paralele, që drejtohen nga kleriku me banim në SHBA, Fethullah Gulen.

Një mesazh lidhur me vitin e ri gjyqësor ka publikuar edhe Kryeministri Davutoglu, i cili vuri theksin mbi pavarësinë e Gjyqësorit.

“Roli më i madh në ekzistencën dhe jetësimin e shtetit ligjor bashkë me të gjitha organet e tij është padyshim ai i një sistemi gjyqësor të pavarur dhe paanshëm. Përparësia më e rëndësishme e këtij sistemi gjyqësor dhe pjesëtarëve të tij është mbrojtja e kësaj pavarësie dhe paanshmërie. Sundimi mbi Gjyqësor i prioriteteve dhe besnikërive të tjera, përveç parimeve ligjore, është i papranueshëm. Ashtu siç ka vepruar në të kaluarën, qeveria do të vazhdojë edhe sot edhe në të ardhmen që të jetë pranë anëtarëve të sistemit gjyqësor për ruajtjen e këtij qëndrimi të pavarur”, ka nënvizuar shefi i Ankarasë zyrtare në mesazhin e tij.

Po ashtu, Davutoglu ka vënë në pah se janë bërë dhe po bëhen rregullimet e nevojshme për pajisjen e institucioneve gjyqësore sipas kërkesave bashkëkohore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme