Policia turke godet financën e organizatës "Gulenistët"

Policia turke ka nisur kontrollin në 23 kompani të “Koza Ipek Holding”, me akuzën për mbështetje financiare ndaj organizatës terroriste “Gulenistët” (FETO).

Policia turke godet financën e organizatës "Gulenistët"

Motivi i operacionit të ndërmarrë nga ekipet e Drejtorisë së Policisë së Ankarasë për luftën kundër krimit të organizuar është “sigurimi i mbështetjes financiare për organizatën dhe bërja e propagandës së saj”.

Bëhet e ditur se policia turke ka konfiskuar dokumentet dhe kompjuterët e kompanive në fjalë.

Kontrolle janë bërë gjithashtu në një banesë në Ankara të presidentit të Bordit Ekzekutiv të "Koza Ipek Holding", Akin Ipek, si dhe në Universitetin Ipek, një institucion arsimor i varur drejtpërsëdrejti nga ky grup.

Burime të ndryshme pretendojnë se Akin Ipek është larguar jashtë shtetit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme