Sot është 30 gushti, Dita e Fitores

Sot në mbarë Turqinë festohet 93-vjetori i shpëtimit nga pushtimi armik.

Sot është 30 gushti, Dita e Fitores

Me rastin e Festës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke, në mbarë vendin, Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe në përfaqësitë turke jashtë shtetit, janë organizuar ceremoni të ndryshme festive dhe përkujtimore.

Ceremonia e parë filloi në Kryeqytetin Ankara me vizitën e parisë shtetërore dhe përfaqësuesve politikë dhe komandantëve të forcave turke në mauzoleun Anitkabir.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Kryetari i Parlamentit, Ismet Yılmaz, Kryeministri i vendit, Ahmet Davutoğlu, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sühtü Arslan, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralarmate Hulusi Akar, Lideri i Partisë Republikane Popullore, Kemal Kılıçdaroğlu etj.

Ceremonia me rastin e 30 gushtit vazhdoi me parakalimin dhe shfaqen e ekipit të fluturimit akrobatik me avionë në Qendrën e Kulturës Ataturku.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme