Shteti turk, shpërblim për denoncuesit e terroristëve

Qeveria turke ka vendosur të japë shpërblime deri në 200.000 lira turke (rreth 70.000 dollarë) për qytetarët, të cilët ndihmojnë në kapjen e terroristëve, denoncojnë vendstrehimin apo identitetin e tyre.

Shteti turk, shpërblim për denoncuesit e terroristëve

Rregullorja në lidhje me këtë çështje u publikua në Fletoren Zyrtare.

Nëpërmjet këtij zbatimi, shteti turk synon rritjen e efektivitetit në kapjen e autorëve të krimeve, që përfshihen në kuadrin e Ligjit Antiterror.

Informacioni, që do të denoncohet nga qytetarët, duhet të ketë patjetër cilësi ndihmëse në zbardhjen e krimit apo identifikimin e autorit.

Personat, të cilët do të shpërblehen, duhet të mos jenë bashkautorë apo bashkëpunëtorë të krimit, pjesëtarë të forcave të sigurisë me përjashtim të rojave të përkohshme rurale, personel ushtarak apo nëpunës civil me detyrë në departamentet antiterror.

Shuma e shpërblimit do të përcaktohet dhe shpallet nga Komisioni për Shpërblimet, duke marrë parasysh rëndësinë e informacionit të siguruar, krimit të zbardhur apo autorit të denoncuar.

Bazuar tek rregullorja në fjalë, shpërblimi më i lartë do të jetë 200.000 lira turke (rreth 70.000 dollarë).

Në varësi të nivelit të postit drejtues të autorit në organizatë terroriste apo indinjatës dhe ndikimit, që krimi i zbardhur shkakton në shoqëri; shuma mund të 20-fishohet me propozim të Komisionit për Shpërblimet dhe miratim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme