Davutoglu: Siguria e Turqisë është në rend të parë

Kryeministri Ahmet Davutoglu duke e bërë të ditur se siguria e Turqisë është në radhë të parë, tha se lufta kundër terrorit do të vazhdoj pa u shqetësuar për zgjedhje.

Davutoglu: Siguria e Turqisë është në rend të parë

Kryeministri Ahmet Davutoglu duke e bërë të ditur se siguria e Turqisë është në radhë të parë, tha se lufta kundër terrorit do të vazhdoj pa u shqetësuar për zgjedhje.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë pritjes së bërë në Kompleksin e Pallatit Presidencial të organizuar me rastin e Festës së 30 Gushtit Ditës së Fitores, Kryeministri Davtugolu u pyet se a do të përdor një retorikë ngushëlluese ndaj popullit për shkak të ngjarjeve të fundit të terrorit që jetohen në vend gjatë fushatës zgjedhore.

Në përgjigje të pyetjes Davtugolu u shpreh kështu: “Masat e marra në lidhje me sigurinë kanë të bëjnë edhe me sigurinë e zgjedhjeve, por nuk kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me zgjedhjet. Këto operacione nuk organizohen për ti fituar zgjedhjet ose për këtë qëllim siç pretendojnë disa rrethe. Atë çfarë kërkohet për sigurinë nëse është nevoja do ta bëjmë edhe në ditën e zgjedhjeve. Siguria e Turqisë është në radhë të parë”.

Duke prekur edhe në procesin e zgjidhjes së problemit të terrorit në vend Kryeministri Davutoglu tha se nuk do të heqin dorë nga hapat e hedhura në drejtim të demokratizimit dhe lirive, por do të vazhdojnë duke u shtuar edhe më shumë.

Davutoglu gjithashtu rikujtoi se procesi i zgjidhjes ndërlidhet me kushtin e çarmatimit, ndërsa shtoi se duhet të përmbushen kushtet e “lënies absolute të armëve dhe largimin e elementeve të armatosura nga Turqia” të vendosura në maj të vitit 2013.

“Këto operacione paqësore do të vazhdojnë deri në përmbushjen e këtyre kushteve. Askush të mos pret që Turqia të heq dorë nga këto operacione deri në sundimin e ligjit dhe rendit në çdo centimetër të territorit të vendit”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri Davutoglu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme