Mesazhi i Presidentit Erdogan me rastin e Ditës së Fitores

Në fjalën e tij në këtë mesazh Presidenti Recep Tayyip Erdoğan u shpreh:

Mesazhi i Presidentit Erdogan me rastin e Ditës së Fitores

"I nderuar Ataturk; Sot në përvjetorin e 93-të të Fitores së Madhe po punojmë me të gjitha forcat tona për ta bërë të përjetshme Republikën të cilët ju na e latë amanet. Ne i kujtojmë me nderimet më të sinqerta dhe me respekt shkëlqesinë tuaj dhe të gjithë ata duke filluar nga deputetët deri tek ushtari më i thjeshtë të cilët me besimin dhe vullnetin e palëkundur punuat në ditën e Fitores së Madhe, ditë kjo që ka qenë një pikë kthese për Luftën për Pavarësi dhe periudhën që çoi në këtë ditë”.

Ne edhe sot vazhdojmë luftën tonë për ruajtjen atdheut tonë të përjetshëm, Anadollit. Asnjë armik i brendshëm dhe i jashtëm nuk do të guxojë të hedhë hije mbi të shkuarën dhe të ardhmen e vendit tonë. Ne urojmë që mëshira e krijuesit të jetë mbi dëshmorët dhe veteranët të cilët kanë luftuar për çlirimin dhe formimin e Republikës tonë. Populli dhe forcat tona të sigurisë i dalin për zot amanetit tuaj”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme