Turqi-14 të arrestuar në përpjekje për ti bashkuar DAESH

Arrestohen 14 persona, në mesin e të cilëve 12 qytetarë të huaj në Kilis të Turqisë, ndërkohë që po tentonin ti bashkëngjiten organizatës terroriste DAESH.

Turqi-14 të arrestuar në përpjekje për ti bashkuar DAESH

Arrestohen 14 persona, në mesin e të cilëve 12 qytetarë të huaj në Kilis të Turqisë, ndërkohë që po tentonin të kalonin kufirin me qellim për të iu bashkuar organizatës terroriste DAESH.

Sipas një njoftimi nga Prefektura e Klisit, Departamenti i Luftës kundër krimeve të organizuara dhe terrorit pranë Policisë së Kilisit gjatë një operacioni në qytezën Elbeyli ka arrestuar 14 persona të cilët po tentonin të kalonin kufirin drejt Sirisë me qellim marrjen pjesë në radhët e DAESH. Në deklaratë thuhet gjithashtu se mes të arrestuarve 12 ishin shtetas të huaj dhe 2 shtetas turq.

Të arrestuarit kanë kaluar në kontrollin mjekësorë dhe më pas janë dërguar në xhandarmërinë e qytetit për të filluar procedurat për deportimin e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme