Publikohen emrat e kabinetit të qeverisë së përkohshme

Janë publikuar edhe emrat e ministrave të kabinetit të përkohshëm që do të çoj vendin në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 1 nëntor.

Publikohen emrat e kabinetit të qeverisë së përkohshme

Janë publikuar edhe emrat e ministrave të kabinetit të përkohshëm që do të çoj vendin në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 1 nëntor.

Pas miratimit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan të këshillit të përkohshëm të ministrave Kryeministri Ahmet Davutoglu bëri një deklaratë nga Pallati Çankaya. Në deklaratë Kryeministri Davutoglu tha se “Lista e Këshillit të Përkohshëm të Ministrave është miratuar nga ana e Presidentit Erdogan”.

Në kabinetin e përkohshëm marrin pjesë 11 ministra të rinj, 12 prej tyre kanë mbetur në detyrë ndërsa një ministër ka ndryshuar vendin.

Në kabinetin e ri që do ta çoj vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme ndodhen 4 zëvendëskryeministra ku 3 janë nga Partia AK dhe një nga Partia MHP.

Nga Partia AK janë zgjedhur Yalçin Akdogan, Numan Kurtulmus dhe Cevdet Yilmauz, ndërsa nga Partia MHP, Tugrul Turkes.

Ministri Mehmet Simsek mbeti në postin e Ministrit të Financave ashtu si në legjislacionin e 62-të, Nihat Zeybekçi, Ministër i Ekonomisë, Nabi Avci, Ministri i Arsimit, Mehmet Muezzinoglu, Ministër i Shëndetësisë, Fikri Isik, Ministër i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë.

Ndërkohë Idris Gulluce është emëruar në postin e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Urban, Veysel Eroglu, Ministër i Pyjeve dhe Ujit, ndërsa Çagatay Kiliç mbeti në postin e Ministrit të Rinisë dhe Sportit.

Ministri Vecdi Gonul vazhdon të mbetet në postin e Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare.

Ndërsa në postin e Ministrit të Jashtëm që pësoi ndryshime u emëruar Feridun Sinirlioglu, në postin e Ministrisë së Doganave dhe Tregtisë, Cenap Asçi dhe në postin e Ministrit të Energjisë, Ali Riza Alaboyun.

Ministër i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë u emërua Kudbettin Arzu, Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Yalçin Topçu.

Në postin e Ministrit të Punës u emërua Ahmet Erdem.

Në kabinetin e ri për herë të parë u emërua një ministre me shami në kokë.

Ministrja Aysen Gucan u emërua në postin e Ministres së Politikave Familjare dhe Sociale.

Në vend të ish-Ministrit të Drejtësisë, Bekir Bozdag, i cili dha dorëheqje para zgjedhjeve të 7 qershorit, u emërua Kenan Ipek.

Ministri i Transportit, Feridun Bilgin do të vazhdoj me detyrën e tij.

Në dikasterin e Ministrisë së Brendshme janë bërë ndryshime ku për ministër u emërua Selami Altinok.

Ndërkaq dy dikastere do të drejtohen nga kandidatët e Partisë HDP.

Ministri i Zhvillimit është emëruar Muslum Dogan dhe Ministri i Integrimit Evropian, Ali Haydar Konca.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme