Mesazhi i Presidentit Erdogan me rastin e festës së 30 Gushtit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në mesazhin e tij të publikuar me rastin e Festës së 30 Gushtit Ditës së Fitores vuri theksin në unitetin dhe solidaritetin.

Në mesazhin e tij Presidenti Erdogan tha se “Populli ynë i mbledhur përreth parimit ‘Një popull, një flamur, një vatan, një shtet’, me ndihmën e Perëndisë do të largojë edhe këto kërcënime me të cilat po ballafaqohemi sot”.

Duke tërhequr vëmendjen në ngjarjet e fundit të terrorit të jetuara në vend, Presidenti Erdogan tha: “Dhimbjen që përjetojnë forcat e sigurisë për shkak të dëshmorëve të rënë në sulmet e organizatës terroriste separatiste, e cila mori forcë nga kjo situatë, e ndjejmë thellë në zemrat tona”.

Presidenti theksoi se strukturat paralele, të cilat bashkëveprojnë me organizatën terroriste, paraqesin kërcënim për të ardhmen e Turqisë dhe popullit të saj.

“Populli ynë, i cili me mijëra vjet në këto troje mundi armiq të shumtë, shpartalloi çeta të shumta tradhtare, padyshim se do të mund edhe organizatën terroriste separatiste dhe strukturat paralele që janë shndërruar në zgjatim të kësaj organizate”, thuhet në mesazhin e Presidentit Erdogan.

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme