Turqia, e katërta në botë për ndihma humanitare

Falë ndihmave të dërguara nga shumë institucione dhe OJQ turke në vende të prekura tërmetet, vërshimet, përmbytjet, tajfunet dhe sëmundjet epidemike, Turqia u është gjendur pranë mbi 40 shteteve në 4 kontinente.

Turqia, e katërta në botë për ndihma humanitare

Ndërsa refugjatët sirianë, që kanë hyrë në Turqi, janë mirëpritur në gjithsej 25 Qendra Strehimi të Përkohshme (GBM), ku u plotësohen të gjitha nevojat.

Shpenzimet e shtetit turk në këtë fushë kanë arritur në 5,6 miliardë dollarë.

Gjatë 10 viteve të fundit, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë ka realizuar ndihma humanitare ndërkombëtare me vlerë rreth 1,1 miliardë dollarë.

Vendet, që kanë përfituar më shumë nga ndihmat e Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, TIKA-s dhe Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave, janë Siria, Palestina, Nepali, Iraku, Ukraina, Somalia, Tajlanda, Afrika Qendrore, Bangladeshi, Gaza, Nigeri, Pakistani, Filipinet, Afganistani, Mali i Zi, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Mauritania, Çadi, India, Tonga, Shejselet, Mali, Malajzia, Mozambiku, Birmania, Koreja e Veriut dhe Krimeja.

Në shumë vende të botës ka dërguar ndihma edhe Fondacioni i Ndihmave Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH).

Aktivitetet humanitare të kësaj OJQ-je turke janë përqendruar kryesisht në Siri, Palestinë, Egjipt, Liban, Jemen, Somali, Etiopi, Bangladesh, Sri-Lankë, Afganistan, Azerbajxhan, Arakan, Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Çeçeni, Açe, Eritre, Gambia, Ganë, Indi, Irak, Iran, Kenia, Kashmir, Krime, Kosovë, Moro, Nepal, Patani, Sierra-Leone, Taxhikistan, Tunizi dhe Zimbabve.

Mjekët e Botës” (Doctors Worldwide) është një tjetër organizatë turke, e cila, veçanërisht pas fatkeqësive natyrore, ka realizuar ndihma ushqimore dhe shëndetësore në 40 vende dhe 4 kontinente. Në këtë suazë, gjatë 2 viteve të fundit janë realizuar 90.000 vizita mjekësore dhe 5.000 ndërhyrje kirurgjike falas në 40 shtete.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme