Davutoglu fton disa opozitarë në qeverinë e përkohshme

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i cili u ngarkua të hënën për formimin e qeverisë së përkohshme, siç parashikohet edhe në Kushtetutë, u ka propozuar poste ministrore disa deputetëve të partive opozitare.

369866
Davutoglu fton disa opozitarë në qeverinë e përkohshme

Shefi i Ankarasë zyrtare, Davutoglu, ka ftuar që të marrin pjesë në Këshillin e Përkohshëm të Ministrave Erdogan Toprak, Deniz Baykal, Ayse Gulsun Bilgehan Toker, Ilhan Kesici dhe Tekin Bingol nga Partia Popullore Republikane (CHP); Kenan Tanrikulu, Tugrul Turkes dhe Meral Aksener nga Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP); si dhe Levent Tuzel, Muslum Dogan e Ali Haydar Konca nga Partia Demokratike e Popujve (HDP).

Davutoglu u ka njohur këtyre emrave nga 24 orë kohë për të kthyer përgjigje.

Nëse ftesat do të refuzohen, postet ministrore do t’u propozohen emrave të pavarur.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Turqisë, qeveria e përkohshme, që do të çojë vendin në zgjedhjet e përgjithshme për legjislaturën e 26-të, duhet të formohet deri ditën e shtunë, 29 gusht.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme