Turqi-2 ushtarë të vrarë dhe 3 të plagosur nga shpërthimi i një

Shpërthimi ndodhi në provincën Hakkari të Turqisë gjatë kalimit të automjetit ushtarak.

Turqi-2 ushtarë të vrarë dhe 3 të plagosur nga shpërthimi i një

Në sulmin me mjet shpërthyes të vendosur në rrugë që ndodhi në provincën e Hakkarit në Turqi janë vrarë dy ushtarë turq dhe u plagosën tre të tjerë. Dyshohet se përgjegjëse për këtë sulm është organizata terroriste PKK.

Sipas policisë, bomba shpërtheu në një rrugë, ndërsa vijon operacioni për kapjen e autorëve të këtij sulmi.

PKK konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Tensionet në Turqinë juglindore janë rritur për shkak të rritjes së numrit të sulmeve ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë nga ana e kësaj organizate.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme