Davutoglu: PKK e DAESH do të gjunjëzohen përballë shtetit turk

Kryeministri turk në detyrë, Ahmet Davutoglu, përcolli mesazhin e vendosmërisë në luftën kundër terrorit.

Davutoglu: PKK e DAESH do të gjunjëzohen përballë shtetit turk

Shefi i Ankarasë zyrtare, i cili priti në Pallatin Çankaya përfaqësues të Konfederatës së Rojave Rurale dhe Familjeve të Dëshmorëve, theksoi se vëllazëria e turqve, kurdëve, alevianëve dhe sunitëve do të jetë e përjetshme.

PKK-ja dhe DAESH-i do të detyrohen të gjunjëzohen përballë qëndrimit të vendosur të shtetit tonë”, tha Kryeministri turk, duke nënvizuar se këto troje dhe banorët e tyre do t’u japin mësimin e merituar të gjithë atyre, që kanë urdhëruar trazimin e Turqisë.

Davutoglu vuri në pah se shteti ka ingranuar të gjitha kapacitetet kundër fuqive të errëta, që prishin rendin publik, kërcënojnë jetën e qytetarëve, vënë gjoba dhe detyrojnë të rinjtë të marrin malet, duke u nxirë atyre të ardhmen.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë turke u shpreh se vëllazëria etnike, fetare dhe sektare në territoret e Turqisë do të vazhdojë përjetësisht, pavarësisht kurtheve të rretheve terroriste dhe përkrahësve të tyre të jashtëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme