Turqi – 1 oficer vritet pabesisht nga terroristët

Anëtarët e organizatës terroriste PKK mbrëmë natën kanë sulmuar me raketa dhe armë automatike një postë xhandarmërie të Komandës së Batalionit të 5-të Kufitar.

Turqi – 1 oficer vritet pabesisht nga terroristët

Në provincën e Sirnakut (Şırnak) ka ndodhur një sulm i pabesë.

Anëtarët e organizatës terroriste PKK mbrëmë natën kanë sulmuar me raketa dhe armë automatike një postë xhandarmërie të Komandës së Batalionit të 5-të Kufitar.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit kapiteni i xhandarmërisë u plagos dhe u dërgua në spitalin ushtarak të Sirnakut. Pavarësisht ndërhyrjeve të bluzave të bardha oficeri nuk shpëtoi.

Kurse dy ushtarët e tjerë të plagosur vazhdojnë të qëndrojnë të spital.

Pas sulmeve të pabesa në zonë nisën operacione me mbështetje edhe nga ajri për të kapur terroristët e arratisur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme