Erdogan: Qëllimi i terroristëve është copëtimi i vendit

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se të gjitha forcat e sigurisë do të bëjnë ç’është e mundur kundër terrorit, që ka shënuar rritje pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Erdogan: Qëllimi i terroristëve është copëtimi i vendit

Kreu i shtetit turk theksoi se ata, që thonë se nuk janë separatistë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse mashtrojnë. “Qëllimi i tyre i vetëm është copëtimi i vendit”, shtoi ai.

Presidenti Erdogan lëshoi edhe një apel drejtuar popullatës së zonave lindore dhe juglindore të vendit, të cilësuara si vatra të terrorit të PKK-së, duke kërkuar që të mos lejojë strehimin e anëtarëve të organizatës separatiste në mesin e saj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme