Stamboll - Drejt fundit të punimeve për urën e tretë të Bosforit

Punimet për ndërtimin e Urës “Yavuz Sultan Selim”, e cila është një nga projektet më të rëndësishme të komunikacionit tokësor në Turqi, kanë mbërritur në fazën përfundimtare. Dy anët e urës po afrohen çdo ditë e më shumë me njëra-tjetrën.

Stamboll - Drejt fundit të punimeve për urën e tretë të Bosforit

Shtrimi i kabllove kryesore ka përfunduar dhe ka nisur vendosja e pllakave të çelikta.

E konsideruar si gjerdani i tretë i Ngushticës së Bosforit, punimet për Urën “Yavuz Sultan Selim” po vijojnë pa ndërprerje.

Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 2013 dhe përurimi planifikohet të bëhet në maj të 2016-s.

Projekti gjigant do të lehtësojë shumë trafikun rrugor kaotik të Stambollit.

“Yavuz Sultan Selim” do të jetë ura e varur më e gjerë në botë, mbi të cilën do të kalojnë një rrugë tokësore me 8 korsi dhe një hekurudhë dydrejtimëshe.

Shumica e ekipit drejtues të punimeve për urën e tretë mbi Bosfor, ku po ndiqet modeli ndërto-opero-transfero (BOT), formohet nga inxhinierë turq.

Firma operuese gëzon të drejtën e menaxhimit të urës për 122 muaj, ndërsa në fund të këtij afati ajo do t’i transferohet Ministrisë turke të Transportit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme