KQZ: Pa u marrë vendimi për zgjedhjet nuk mund të caktohet data

KQZ  i ka dërguar partive politike një prej kalendarëve zgjedhorë të përgatitur të cilët përmbajnë disa data alternative zgjedhjesh.

KQZ: Pa u marrë vendimi për zgjedhjet nuk mund të caktohet data

Kryetari i Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK) të Turqisë, Sadi Güven, duke theksuar se i ka dërguar partive politike një prej kalendarëve zgjedhorë të përgatitur të cilët përmbajnë disa data alternative zgjedhjesh, ka deklaruar se: "Pa u marrë vendimi për zgjedhje është e pa mundur të përcaktohet data e zgjedhjeve. Bordi i Lartë Zgjedhor deri tani nuk ka marrë një vendim të tillë. Pra nuk bëhet fjalë për përcaktimin e datës 1 nëntor si datë të zgjedhjeve".

Güven, ka vlerësuar përgatitjet e Bordit të Lartë Zgjedhor, ku ai duke vënë në dukje se pas zgjedhjeve të 7 qershorit YSK ka nisur punimet për zgjedhje të mundshme, ka pohuar se: "Pasi të merret vendimi për zgjedhje, gjatë kohës 1 javore të përgatitjeve që do të kalojë është e pamundur kryerja e përgatitjeve si për kalendarin zgjedhor dhe përgatitjet e tjera. Për këtë arsye në aspektin e zgjedhjejeve të mundshme kemi nisur punimet që para një muaji. Meqë afati është në përfundim përfaqësuesve të partive politike në bordin zgjedhor iu kemi dërguar disa kalendarë zgjedhorë".

Ai ka vënë në dukje se kjo nuk është një dërgesë zyrtare dhe ka shtuar se: "Siç kemi kryer edhe punimet e tjera me partitë politike edhe kalendarin zgjedhor doja t’ia dërgoja partive për ta diskutuar, ku jo-zyrtarisht i kam kërkuar që deri në fundjavë me 23 gusht të na paraqesin pikëpamjet e tyre. Nuk mund ta dërgoja zyrtarisht sepse nuk ishte e drejtë dhe etike. Sepse ende partitë politike kanë ende afat për të krijuar një koalicion. Është e pa mundur të përcaktohet një datë zgjedhjesh pa u marrë një vendim për zgjedhje. Është e pamundur gjithashtu që këtë datë ta caktoj unë personalisht. Bordi mund ta shkurtojë afatin 90 ditor, vendimin e merr Bordi i cili deri tani nuk ka një vendim të tillë. Pra nuk bëhet fjalë që data 1 nëntor të jetë përcaktuar si datë e zgjedhjeve".

Güven i cili ka vënë në dukje se në kalendaret zgjedhore mund të bëhen disa shkurtime në afate, ka theksuar se kjo nuk përbën ndonjë problem dhe ka shtuar më tej se "si përfundim ky është vetëm një kalendar dhe mbi të mund të bëhen kurdoherë ndryshime. Uroj që çdo vendim që do të dalë të jetë në të mirë të vendit".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme