Erdogan-Davutoglu, pritet mandati për qeverinë e përkohshme

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet të mandatojë sot Kryeministrin Ahmet Davutoglu për formimin e qeverisë së përkohshme, që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Erdogan-Davutoglu, pritet mandati për qeverinë e përkohshme

Kreu i shtetit e priti shefin e qeverisë dhe njëherësh liderin e Partisë AK në Kompleksin Presidencial.

Në përfundim të këtij takimi kritik do të qartësohen edhe emrat e anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar, që do të jetë në krye të Turqisë deri në përsëritjen e zgjedhjeve.

Më pas, Presidenti Erdogan do të presë edhe Shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar, i cili do ta informojë kreun e shtetit rreth sulmeve terroriste të fundit dhe masave kundër tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme