Tjetër sulm terrorist në juglindjen turke, vriten 8 ushtarë

Një sulm terrorist me bombë, marrë përsipër nga organizata separatiste PKK, ndaj një automjeti ushtarak që patrullonte në Provincën Siirt, ka shkaktuar vdekjen e 8 ushtarëve turq.

Tjetër sulm terrorist në juglindjen turke, vriten 8 ushtarë

Akti barbar u organizua nga terroristët e PKK-së në aksin rrugor Sirvan-Pervani, duke shpërthyer një minë antitank të telekomanduar gjatë kalimit të mjetit ushtarak.

Sakaq, disa ushtarë të plagosur gjatë këtij sulmi terrorist u shtruan menjëherë për kurim në spital.

Më parë gjatë ditës, Forcat e Armatosura të Turqisë bënë të ditur se 5 ushtarë të tjerë kanë rënë në krye të detyrës në luftimet e sotme me terroristët anëtarë të organizatës separatiste PKK në qytezat Lice dhe Hani të provincës juglindore Diyarbakir.

Ushtria turke bëri me dije se operacionet kundër anëtarëve të organizatës terroriste, të cilët presin rrugën në këtë zonë, kontrollojnë kartat e identitetit të personave brenda automjeteve, që ndalojnë, si dhe ngrenë kurthe ndaj forcave të sigurisë; do të vazhdojnë deri në terroristin e fundit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme