Erdogan: Terrori ndikon negativisht jetën e vete rajonit

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, për terroristët e organizatës separatiste PKK tha se o do ti lënë armët ose do të braktisin vendin.

334401
Erdogan: Terrori ndikon negativisht jetën e vete rajonit

Presidenti Erdogan, në Pallatin Presidencial, u takua me kryepleqtë e ardhur nga qytete të ndryshme të vendit.

“A është eliminuar diskriminimi, turk, kurd, llaz, çerkez? Po është eliminuar. Pavarësisht kësaj, cila është arsyeja që në këtë vend ende vriten dhe bien dëshmorë filizat tanë?Ju them unë se çfarë duan terroristët. Ata kërkojnë që të përçajnë vendin tonë” tha Erdogan. 

Presidenti turk tha gjithashtu: “Në ngjarjet terroriste, a nuk janë vetë njerëzit e këtij rajoni që kanë humbur jetën? Terroristët sulmojnë ambulancat dhe prapë viktima janë njerëzit e rajonit. Ata sulmojnë kamionët që transportojnë mallra duke lënë prapë në gjendje të vështirë njerëzit e rajonit. Terroristët vendosin mina në rrugë dhe pengojnë transportin. Ata që mbesin në gjendje të vështirë janë përsëri njerëzit e këtij rajoni. Shkollat digjen, spitalet gjuhen me gurë, shkatërrohen automobilat ku mblidhet gjaku për pacientët, pengohet ndërtimi i digave, hidhen në erë të gjitha linjat e gazit natyror. Ata që dëmtohen më shumë nga këto akte terroriste janë vetë njerëzit e rajonit” tha Presidenti Erdogan.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme