Turqi: Alternativat pas dështimit të krijimit të qeverisë

Kryeministri Ahmet Davutoglu deklaroi se pas Partisë Republikane Popullore CHP kanë dështuar bisedimet e koalicionit edhe me Partinë Lëvizja Nacionaliste (MHP).

Turqi: Alternativat pas dështimit të krijimit të qeverisë

Takimi ndërmjet Kryeministrit në detyrë, Ahmet Davutoglu dhe liderit të Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, vijoi për rreth 2 orë e gjysmë.

Pas takimit, në një konferencë për shtyp, Kryeministri në detyrë Davutoglu tha; “Mendoj se bashkëbiseduesve i kam përcjellë të gjitha formulat e mundshme. Lideri i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, u shpreh se nuk sheh të mundur një koalicion me Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim AKP”.

Ndërsa Lideri i MHP-së Devlet Bahçeli bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me vlerësimin e tij mbi takimin.

“Ne nuk do paraqesim kandidatë për qeverinë e përkohshme. Ne nuk shohim të drejtë ecurinë drejt zgjedhjeve. Nuk u krijua baza për një qeveri koalicioni” shkruhej në deklaratën e Bahçeli.

Pas refuzimit të MHP, në shesh mbesin 2 zgjidhje.

Mundësia e parë është që Kryetari i Parlamentit ose Kuvendi i Grupit të Partisë AK të bëjë thirrje për një mbledhje të jashtëzakonshme dhe të merret një vendim për zgjedhje.

Kurse mundësia e dytë është që Presidenti Recep Tayyip Erdogan, duke filluar nga data 23 gusht kur mbaron afati prej 45 ditësh së krijimit të qeverisë parashikuar në kushtetutë, në përputhje me nenin 116 të Kushtetutës, të këshillohet me kryeparlamentarin Ismet Yilmaz dhe të merret vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve.

Në këtë rast, në të dielën e parë 90 ditë pas këtij vendimi, Turqia do të zhvillojë përsëri zgjedhjet e përgjithshme.

Në një rast të tillë, në Turqi do të përjetohet një risi pasi diçka e tillë nuk kishte ndodhur më parë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme