Problemi i Qipros hyn në rrugën e zgjidhjes

“Palët janë më afër se kurrë zgjidhjes”,- ka thënë Espen Barth Eide, Këshilltari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon për Qipron, pas kontakteve zyrtare në Ankara

Problemi i Qipros hyn në rrugën e zgjidhjes

Problemi kronik i Mesdheu, Qiproja, ka hyrë në rrugën e zgjidhjes.

Espen Barth Eide, Këshilltari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon për Qipron tha se në lidhje me çështjen e Qipros sot “janë më shumë optimistë dhe kanë më shumë shpresë” në krahasim me proceset e deritanishme të bisedimeve që janë zhvilluar për ribashkimin e ishullit.

Pas takimit që pati në Ankara me Ministrin e Punëve të Jashtme, Melvut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) Këshilltari Eide iu përgjigj pyetjeve të TRT-së, ku u ndal në problemin e sigurisë.

“Asnjë nuk do që të kthehet në ditët e kaluara, të kthehet apo të mendojë gjendjen e viteve ’60-të. Në qoftë se pala turke e kapërcen frikën e kthimit të situatës në vitet 60-të, në qoftë se ajo nuk do të ketë më shqetësime për çështjen e sigurisë në ishull.... Në qoftë se edhe pala greke do ti eliminojë shqetësimet që ka për sigurinë, atëherë zgjidhja do të ishte më e lehtë dhe afatgjatë”, u shpreh Eide.

Çështja qipriotë është një lëmsh problemesh dhe vazhdon të presë zgjidhje prej shumë vitesh. Por zgjidhja e nyjës është më afër se asnjëherë tjetër. Në rrugën e zgjidhjes palët do të takohen sërish në shtator.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme