Nesër mund të jetë një ditë historike për Turqinë

Nesër e tërë vëmendja e Turqisë do të jetë kthyer nga Parlamenti ku do të zhvillohen punimet për formimin e qeverisë.

Nesër mund të jetë një ditë historike për Turqinë

Kryeministri Davutoglu do të takohet edhe një herë me Liderin e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli.

Nesër do të merret edhe përgjigjja nëse do të gjelbërojnë apo jo shpresat për koalicion apo do të shkohet në zgjedhjet e parakohshme.

Nesër gjithashtu do të qartësohen këto pyetje për të cilat populli turk është në pritje prej më shumë se 2 muajsh.

Takimi ndërmjet dy liderëve do të zhvillohet në orën 14.00 me orën lokale dhe në fillim Bahçeli do të dëgjojë propozimin e Kryeministrit Davutoglu.

Pritet që të dy liderët të vlerësojnë formulat për një qeveri pakicash ose për një qeveri me zgjedhje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme