Zarif prononcohet për shtyrjen e vizitës në Turqi

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Cevad Zarif që pritej të zhvillonte një vizitë në Turqi ditën e martë, arsye për shtyrjen e saj tregoi “mungesën e kohës”.

Zarif prononcohet për shtyrjen e vizitës në Turqi

Zarif bëri të ditur se për shkak se Presidenti i Republikës së Turqisë, Kryeministri Ahmet Davutoglu dhe Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoğlu në të njëjtën ditë do të ishin në qytete të ndryshme, ai e shtyu vizitën pasi do të ishte e pamundur që të takohej me të gjithë në një kohë të shkurtër.

Në një artikull për të përditshmen libaneze, El-Sefir, Ministri iranian bënte të ditur se; “Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjendej në Stamboll ndërsa Kryeministri Ahmet

Davutoglu dhe Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavusoglu ishte në Ankara. Një takim në një periudhë të shkurtër kohore ishte i pamundur”.

Ndërsa për pyetjen nëse Turqia është e kënaqur apo jo për marrëveshjen bërthamore të arritur ndërmjet Iranit dhe Perëndimit, Zarif shprehej: “Ata janë sinqerisht të kënaqur dhe të lumtur nga kjo marrëveshje. Unë shpresoj që edhe vendet e tjera të rajonit të jenë të kënaqura nga kjo marrëveshje”.

Zarif, pas shtyrjes së vizitës në Turqi shkoi në Liban, Siri dhe Pakistan ku u takua me liderët e këtyre vendeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme