Turqia shkon në zgjedhjet e parakohshme

Kryeministri dhe kryetari i Partisë AK, Ahmet Davutoglu deklaroi se bisedimet për fomimin e qeverisë së koalicionit nuk dhanë rezultate.

Turqia shkon në zgjedhjet e parakohshme

Kryeministri dhe kryetari i Partisë AK, Ahmet Davutoglu deklaroi se pas bisedimeve për formimin e qeverisë së koalicionit me Partinë Republikave Popullore, CHP, arritën në përfundim se nuk ka asnjë bazë për formimin e partneritetit mes tyre.

Në deklaratën e bërë pas takimit të tretë të zhvilluar në kuadër të bisedimeve për formimin e koalicionit me kryetarin e Partisë CHP, Kemal Kiliçdaroglu, Kryeministri Davutoglu tha se kanë përfunduar bisedimet që u zhvilluan në mënyrë transparente dhe në frymë parimore.

Duke e bërë të ditur se Partisë CHP i paraqitën propozimin për formimin e një “qeverie të përkohshme të reformave”, Kryeministri Davutoglu tha: “Ishte më se e qartë se mes neve ka dallime të thella të opinioneve për disa çështje me në krye politikën e jashtme dhe arsimin”.

“Mund të themi se mundësia e vetme që mbeti është vullneti i popullit”, vijoi ndër të tjera Davtuoglu.

Në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara më 7 qershor asnjë subjekt politik në vend nuk arriti të fitoj numrin e duhur të votave për të formuar vet qeverinë.

Ndërkaq Presidenti Recep Tayyip Erdogan më 9 korrik e ngarkoi me detyrë Kryeministrin Davutoglu, i cili është edhe lideri i partisë që fitoi më së shumti vota në këto zgjedhje, për të formuar qeverinë e koalicionit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme