Turqi – Sot mbahet takimi kritik për fatin e koalicionit qeveris

I mandatuari i Presidentit Erdoan për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, Kryeministri në detyrë Ahmet Davutollu sot në orën 14.00 (me orën lokale) do të zhvillojë takimin e tretë me liderin e Partisë Republikane Popullore, Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu).

Turqi – Sot mbahet takimi kritik për fatin e koalicionit qeveris

Vazhdojnë bisedimet për krijimin e një qeverie koalicioni në bazë të rezultateve që dolën nga zgjedhjet e përgjithshme të 7 qershorit në Turqi.

Në 9 korrik presidenti Erdoan e ngarkoi Kryeministrin në detyrë Ahmet Davutollu me detyrën e formimit të qeverisë së re. Pritet që sot ky proces të marrë kthesën e fundit.

Sot në orën 14.00 (me orën lokale) Kryeministri në detyrë Ahmet Davutollu dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) do të zhvillojë takimin e tretë me liderin e Partisë Republikane Popullore, Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu). Takimi do të mbahet në Shtëpinë Shtetërore për Mysafirët (rezidencë shtetërore) në Ankara.

Në takimin e sotëm do të qartësohet çështja se do të dy partitë do të bien dakord apo jo për krijimin e një qeveria koalicioni.

Të hënën Davutollu dhe Këllëçdarollu kishin zhvilluar një takim 4 orë e gjysmë të gjatë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme