Ministri Bozkir filloi turneun e vizitave në BE

Ministri i Integrimit Evropian, Volkan Bozkir filloi turneun e vizitave në BE me qëllim të shpjegimit të luftës së Turqisë kundër terrorit.

324401
Ministri Bozkir filloi turneun e vizitave në BE

Ministri i Integrimit Evropian, Volkan Bozkir ndodhet në Vjenë që është edhe ndalesa e parë në kuadër të turit evropian të filluar me qëllim të shpjegimit të luftës së Turqisë kundër terrorit.

Bozkir fillimisht u takua me Komisarin e BE-së Përgjegjës për Zgjerim, Johannes Hahn.

Gjatë takimit Bozkir dha mesazhin se “Mesazhet e dhëna të cilat bëjnë dallime mes organizatave terroriste, çon në formimin e bindjes së gabuar në lidhje me BE-në dhe shoqërinë perëndimore”.

Kjo iniciativë e Bozkirit nuk mbeti pa rezultate, nga Bashkimi Evropian menjëherë u bë një deklaratë me anë të së cilës dënohet organizata terroriste PKK.

Në deklaratë thuhet kështu: “Bashkimi Evropian solidarizohet me qeverinë dhe popullin turk dhe dënon të gjitha aktet terroriste. Dënojmë ashpër terrorin e PKK-së. Kjo organizatë ndodhet në listën e organizatave terroriste të BE-së. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë duke luftuar kundër PKK-së”.

Në deklaratë gjithashtu tërhiqet vëmendja në nevojën për dhënien fund ngjarjeve të dhunës në Turqi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme