Mark Mobius: Turqia ofron shanse të shumta për investim

Shefi ekzekutiv i Grupit “Templeton” për Tregjet në Zhvillim, Mark Mobius, deklaroi se Turqia ka shanse të shumta për investitorët.

Mark Mobius: Turqia ofron shanse të shumta për investim

Ai theksoi se Turqia përfaqëson një ekonomi maksimalisht dinamike, e cila, falë forcës punëtore të kualifikuar dhe drejtuesve të zotë, është e aftë dhe ia ka arritur të hyjë fuqishëm në tregjet globale.

Investitor prej gati 40 vitesh në tregjet në zhvillim, Mark Mobius vlerësoi edhe efektet e mundshme tek ekonomitë në zhvillim, në rast të rritjes së normës së interesit nga Banka Qendrore e SHBA-ve (FED).

“Perceptimi i rrezikut të rritjes së normës së interesit nga SHBA-të mbi ekonomitë në zhvillim ka rënë pjesërisht. Kjo sepse pritet që rritja e normës së interesit të jetë në nivele të vogla”, komentoi ai.

Duke tërhequr vëmendjen mbi mundësinë e lartë për uljen e presionit të dollarit mbi njësitë monetare në zhvillim gjatë periudhës në vijim, Mobius tha: “Një pjesë e njësive monetare të tregjeve në zhvillim kanë pësuar një zhvlerësim të madh përkundrejt dollarit. Për këtë arsye do të bjerë edhe presioni i dollarit.”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme