Erdogan: Lufta antiterror do vijojë deri në terroristin e fundit

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se lufta antiterror do të vazhdojë derisa brenda kufijve të vendit të mos mbetet asnjë terrorist.

324250
Erdogan: Lufta antiterror do vijojë deri në terroristin e fundit

Kreu i shtetit turk mbajti të martën një fjalim në ceremoninë me rastin e dekorimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneralarmate Necdet Ozel, i cili do të pensionohet në fund të gushtit, me Medaljen e Nderit të Shtetit.

Lufta antiterror do të vazhdojë derisa organizatat terroriste të mos jenë më kërcënim për vendin tonë, derisa të braktisen dhe të groposen të gjitha armët e drejtuara kundër shtetit dhe popullit tonë. Me këtë rast dua veçanërisht të nënvizoj diçka: Lufta jonë kundër terrorit do të vijojë ‘jo derisa të heshtin armët, por derisa të braktisen dhe të groposen; këmbëngul fuqishëm në këtë pikë, derisa armët të mbulohen me beton dhe brenda kufijve të vendit të mos mbetet asnjë terrorist”, tha Erdogan.

Ai shtoi se kanë informacione të sakta që organizata terroriste ka pësuar dëme mjaft serioze si rezultat i operacioneve, që ushtria turke po realizon brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë.

“Për ne të gjitha organizatat terroriste janë njëlloj, nuk ka asnjë dallim ndërmjet tyre. Pavarësisht emrit, qëllimit, simbolit apo retorizmit, një organizatë terroriste është dhe mbetet organizatë terroriste. Ne po luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë kundër të gjithave”, theksoi Presidenti Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme