Turqi-SHBA thellojnë bashkëpunimin kundër DAESH-it

Zëdhënësi i Sekretariatit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), James Brindle dha sinjalin për fillimin së shpejti të operacioneve me avionë me pilotë nga baza ajrore Incirlik në Turqi në kuadër të luftës me organizatën terroriste të DAESH-it.

Turqi-SHBA thellojnë bashkëpunimin kundër DAESH-it

Vazhdon të rritet bashkëpunimi ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë në luftën kundër DAESH-it.

Zëdhënësi i Sekretariatit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), James Brindle dha sinjalin për fillimin së shpejti të operacioneve me avionë me pilotë nga baza ajrore Incirlik në Turqi në kuadër të luftës me organizatën terroriste të DAESH-it.

Brindle ripohoi se Turqia vazhdon ti qëndrojnë besnike zotimit të vendosur të saj për të marrë pjesë në operacionet ajrore kundër DAESH-it, ndërsa shtoi se shpresojnë që operacionet nga baza ajrore Incirlik e Turqisë, ku janë dërguar 6 avionë gjuajtës të tipit F-16 nga Forcat Ajrore Amerikane, të fillojnë së shpejti.

Operacionet do të zhvillohen në koordinim me Shtatmadhorinë turke, theksoi zëdhënësi i Pentagonit duke shtuar se në rast nevoje do të dërgojnë edhe përforcime.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme