Turqi – Deficiti i llogarisë rrjedhëse shënon ulje

Në muajin qershor deficiti i llogarisë rrjedhëse është realizuar me 3 miliardë e 356 milionë dollarë, 1,8 miliardë dollarë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Turqi – Deficiti i llogarisë rrjedhëse shënon ulje

Në muajin qershor deficiti i llogarisë rrjedhëse është realizuar me 3 miliardë e 356 milionë dollarë.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore turke në muajin qershor deficiti i llogarisë rrjedhëse është pakësuar me 812 milionë dollarë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar edhe është realizuar me 3 miliardë e 356 milionë dollarë.

për periudhën janar-qershor 2015 deficiti i llogarisë rrjedhëse është deklaruar 22 miliardë e 705 milionë dollarë.

Kurse deficiti i llogarive rrjedhëse për 12 muajt e fundit është rritur në 44 miliardë e 691 milionë dollarë.

Në një komunikatë me shkrim në lidhje me këtë zhvillim Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi thotë se deficiti i llogarive rrjedhëse në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është 1,8 miliardë dollarë më pak. “Ky përbën një zhvillim mjaft pozitiv për ekonominë e vendit tonë", u shpreh ministri Zeybekçi.



Lajme të ngjashme