Sulme terroriste të PKK-së në Sirnak, humbin jetën 5 persona

Si pasojë e shpërthimit të një mine të telekomanduar, vendosur nga terroristët në rrugë në Provincën Silopi, 4 policë ranë në krye të detyrës.

Sulme terroriste të PKK-së në Sirnak, humbin jetën 5 persona

Në këtë sulm, një polic mbeti i plagosur.

Kurse në qytezën Beytussebap të së njëjtës province, terroristët e PKK-së sulmuan me kundërtank dhe kundërajror një helikopter "Sikorsky", që transportonte ushtarët, që kishin mbaruar ushtrinë dhe që shkonin me leje në Sirnak.

Doğan Acar, ushtari që kishte mbaruar detyrën ndaj atdheut dhe përgatitej të kthehej në shtëpi, ra dëshmor në këtë sulm të pabesë.

Ndërsa 7 ushtarët e tjerë të plagosur u dërguan menjëherë për kurim.

Pas sulmit, nga Komanda e Divizionit të 23-të të Xhandarmërisë në Sirnak u ngritën helikopterët "Cobra", të cilët bombarduan dhe goditën vendin nga ku terroristët e PKK-së zhvilluan sulmin e përgjakshëm. 

Ndërkaq vazhdojnë operacionet për asgjësimin e plotë të këtyre terroristëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme