Telefonata Erdogan-Ruhani, në fokus DAESH-i, PKK-ja dhe Siria

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Hasan Ruhani.

Telefonata Erdogan-Ruhani, në fokus DAESH-i, PKK-ja dhe Siria

Siç bën të ditur Zyra për Shtyp e Presidencës, Erdogan e ka informuar Ruhanin në lidhje me operacionet e fundit antiterrorizëm, që Turqia ka organizuar veçanërisht kundër DAESH-it dhe PKK-së.

Duke tërhequr vëmendjen se klima e destabilitetit dhe kaosit, që mbizotëron në Siri e Irak, ndikon negativisht edhe të gjitha vendet fqinje të tyre; Presidenti Erdogan theksoi se Turqia nuk mund të mos kundërpërgjigjet përballë kërcënimeve, që terrori i kanoset sigurisë kombëtare të vendit të tij.

Pasi vuri në pah se Turqia, bazuar në Artikullin 51 të Kartës së OKB-së, ka përdorur të drejtën e vetëmbrojtjes përballë sulmeve terroriste duke filluar nga data 24 korrik; kreu i shtetit turk nënvizoi se mbi hapat e bërë në këtë drejtim kanë informuar hollësisht edhe vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së edhe Këshillin e NATO-s.

Ndërsa Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, shprehu keqardhje të thellë për viktimat e sulmeve terroriste dhe nëpërmjet Presidentit Erdogan i përcolli popullit turk ngushëllimet më të sinqerta të shtetit dhe popullit iranian.

Gjatë bisedës telefonike, të dy liderët shkëmbyen mendime gjithashtu rreth çështjeve rajonale e ndërkombëtare me interes të përbashkët.

Erdogan i rikujtoi Ruhanit se në Siri nuk mund të ketë stabilitet për sa kohë që Esadi dhe regjimi i tij do të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet.

Ruhani, nga ana e tij potencoi rëndësinë e madhe të fuqizimit të marrëdhënieve dypalëshe Iran-Turqi, edhe pse mes dy shteteve ka mospërputhje mendimesh në disa çështje të caktuara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme