Alarm i kuq në qytezën turistike Belek për Samitin e G20-s

Qyteza Belek e Provincës Antalia po përgatitet për Samitin e G20-s, që do të mbahet më 15-16 nëntor.

Alarm i kuq në qytezën turistike Belek për Samitin e G20-s

E shpallur zonë e sigurisë së lartë për datat 11-17 nëntor, 29 hotele në Belek do të rezervohen për samitin dhe gjatë këtyre ditëve nuk do të pranojnë klientë të tjerë.

Liderët botërorë do të akomodohen në vilat ultraluksoze të Belekut, çmimet e të cilave për një natë shkojnë deri në 25 mijë dollarë, ku do të gjejnë edhe shansin për të luajtur golf.

Samitin e G20-s, për të cilin po interesohet dhe kujdeset nga afër vet Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të jenë të gatshëm 10 mijë forca sigurie dhe personel shëndetësor shtesë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme