Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë viziton Turqinë

Guvernatori Cosgrove u prit në takim me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial.

Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë viziton Turqinë

Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë, Peter Cosgrove, ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi si i ftuari i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Guvernatori Cosgrove u prit në takim me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial.

Pas këndimit të himneve të dy vendeve, guvernatori australian përshëndeti në turqisht togën e nderit.

Më pas Presidenti Erdogan dhe Gurverantori i Përgjithshëm Cosgrove kaluan në takim kokë më kokë.

Gjatë takimit që zgjati afërsisht 50 minuta krahas marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve u bisedua në lidhje me çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Pas takimit u shtrua një drekë për nder të guvernatorit.

Më pas Guvernatori Cosgrove do të zhvilloj edhe një takim me Kryeministrin Ahmet Davutoglu.

Cosgrove do të marr pjesë edhe në ceremoninë e Anzakëve që do të mbahet në Çanakala më 8 gusht.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme