Turqia do të furnizojë Qipron Veriore me ujë të pijshëm

Ky projekt është i pari në botë për nga lloji i vet pasi tubacioni kalon nën det.

Turqia do të furnizojë Qipron Veriore me ujë të pijshëm

Presidenti i Planifikimit të Arsimit të lartë, Auditimit Akreditimit dhe Këshillit Koordinues (YÖDAK) Prof. dr. Hüseyin Gökçekuş, duke theksuar se projekti për furnizimin me ujë të pjesës turke të Qipros nga Turqia është drejt përfundimit, tha se uji i pijshëm nuk do të jetë më një problematikë për Qipron Turke.

Në Universitetin “Lindja e Afërt” në Lefkosha, unioni i inxhinierëve të botës turke dhe të unioni i arkitektëve mbajtën një takim informues mbi projektin për furnizimin me ujë të pjesës turke të Qipros.

Prof. Dr. Hüseyin Gökçekuş, në fjalimin e tij të hapjes tha se projekti është drejt përfundimit dhe gjithashtu si gjithë të tjerët edhe ai është i emocionuar. Ai ka theksuar se me këtë projekt do të hiqet problematika e ujit të pijshëm që ishte i pranishëm për 40 vite në Qipron turke.

Gökçekuş duke vënë në dukje se nga 80 km të projektit kanë mbetur më pak se 10 km e shtrirjeve të linjave të tubacionit tha se "Tashmë është vetëm çështje kohe, ëndrra do të realizohet brenda një kohe të shkurtë”.

Gökçekuş, ka vazhduar më tej duke shprehur se "Me përfundimin e këtij projekti do të zgjidhet problematika 50 vjeçare e pjesës turke të Qipros gjithashtu do të sigurojë detyrën e liderit për Turqinë në këto lloj projektesh dhe rritjen e prestigjit. Uji është jetë, gjithmonë ka qenë i rëndësishëm dhe në 10 vitet e ardhshme do të rritet akoma edhe më shumë rëndësia e tij. Sepse popullsia e botës është në rritje dhe paralelisht do të rritet edhe kërkesa për ujë. Uji nuk ka burime alternative si burimet e energjisë, kështu vendet që posedojnë burime të ujit në shek.21 do të kenë një rritje në mirëqenie, ndërsa do të jetojnë duke qenë të pavarura nga vendet e tjera".

Projekti i furnizimit me ujë të pjesës turke të Qipros nga Turqia kalon 23 km në linjë tokësore dhe 80 km nën det në një nivel 250 metra poshtë ujit.

Ky projekt është i pari në botë për nga lloji i vet pasi për herë të parë me anë të një tubacioni, i cili kalon nën det, një numër i madh i popullsisë së Qipros turke do të furnizohet me ujë të pijshëm që do të rrjedhë nga Turqia.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme