2 të vrarë dhe 24 të plagosur në sulm vetëvrasës në Dogubeyazit

Sulmi është kryer me një traktor të ngarkuar me rreth 2 ton lëndë shpërthyese.

311495
2 të vrarë dhe 24 të plagosur në sulm vetëvrasës në Dogubeyazit

Nga prefektura e qytetit Ağrı njoftohet se në një sulm kamikaz të organizuar nga organizata terroriste PKK ndaj një poste të xhandarmërisë në rajonin Doğubayazıt, 2 ushtarë kanë humbur jetën, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur.

Në deklaratën me shkrim të prefekturës theksohet se ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 sipas orës lokale ku një traktor i ngarkuar me rreth 2 tonë lëndë shpërthyese është drejtuar drejt postës së xhandarmërisë Karabulak në rajonin Doğubayazıt 15 km në afërsi të autostradës për në qyetin Iğdır.

Në sulm kanë humbur jetën 2 efektivë të forcave të sigurisë, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur.

Nga ana tjetër thuhet se forcat e sigurisë kanë rritur masat e sigurisë në këtë rajon si dhe thuhet se hetimet në lidhje me ngjarjen po vazhdojnë.

Pas vrasjes së dy efektivëve të policisë dy javë më parë, ushtria turke ka nisur një ofensivë të gjerë kundër organizatave terroriste, DAESH, PKK dhe DHKP-C brenda dhe jashtë vendit.

Ndërkohë theksohet se nga sulmet e ushtrisë turke ndaj kampeve të PKK në veri të Irakut qindra militantë janë vrarë, qindra të tjerë janë plagosur dhe shumë depo armatimesh si dhe vendstrehime të tyre janë shkatërruar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme