Fjalimi i Kryeministrit Ahmet Davutoglu drejtuar kombit

Kryeministri Davutoglu vuri theksin në vendosmërinë e vazhdimit të operacionit të "Paqes dhe Demokracisë".

Fjalimi i Kryeministrit Ahmet Davutoglu drejtuar kombit

Kryeministri Ahmet Davutoglu në fjalimin e tij drejtuar kombit të mbajtur nëpërmjet ekraneve televizive tha se operacioni i “Paqes dhe Demokracisë” do të vazhdoj.

Duke vënë theksin në provimin e demokracisë të dhënë gjatë zgjedhjeve të përgjithshme Kryeministri Davutoglu tha se “Zgjedhjet e 7 qershorit para së gjithash janë mbajtur në përputhje me procedurat demokratike, në paqe dhe qetësi. Në këto zgjedhje kishte një pjesëmarrje të popullit prej 85% që rrallë haset në vendet bashkëkohore”.

Davutoglu duke e bërë të ditur se prej 7 qershorit e këtej u jetuan njëkohësisht dy procese të rëndësishme tha: “I pari është procesi i formimit të qeverisë, ndërsa procesi i dytë është lufta kundër rretheve të cilat dëshirojnë që Turqinë ta fusin në kthetrat e terrorit dhe në një vorbull të kaosit, që zhvillohet pas sulmit të 20 korrikut në Suruç”.

Kryeministri tha se operacioni i “Paqes dhe Demokracisë” filloi pas sulmit qyqarë të DAESH-it ndaj qytetarëve në Suruç dhe pas rënies dëshmor të një ushtari në sulmin e PKK-së në Adiyaman.

Davutoglu tha se operacionet ajrore të forcave të armatosura të Turqisë organizohen ndaj DAESH-it në Siri dhe ndaj PKK-së në Irak.

Duke nënvizuar se këto operacione do të vazhdojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse, Kryeministri Davutoglu tha: “Operacionet do të vazhdojnë deri sa më askush nuk do të ketë guxim të provoj ti kërcënojnë qytetarët, unitetin, solidaritetin dhe lirinë e Republikës së Turqisë, vendimi ynë është i formës së prerë dhe përfundimtarë”.

Kryeministri gjithashtu bëri të ditur se qeveria nuk do të lejojë që ekonomia e vendit të ndikohet në mënyrë negative.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme