Turi i 3-të i bisedimeve të koalicionit

Mori fund edhe turi i tretë i bisedimeve mes delegacioneve të partive AK dhe CHP.

Turi i 3-të i bisedimeve të koalicionit

Mori fund edhe turi i tretë i bisedimeve mes delegacioneve të partive AK dhe CHP të zhvilluara në kuadër të procesit të formimit të qeverisë së koalicionit.

Kësaj radhe delegacionet biseduan në lidhje me çështjen e ekonomisë.

Pas mbledhjes që zgjati afërsisht 8 orë u vu theksi në pikat e dakorduara.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Omer Çelik tha se është rënë dakord se reformat demokratike dhe tranzicioni ekonomik janë procese të cilat e plotësojnë njëra-tjetrën.

Edhe zëvendëskryetari i Partisë CHP, Haluk Koç nënvizoi se nocionet si demokracia, demokratizimi, sundimi i ligjit janë tema që duhen shqyrtuar bashkërisht, ndërsa shtoi se në pah doli edhe një konsensus për nevojën e reformave strukturore.

Turi i 4-të i bisedimeve do të zhvillohet nesër në Asamblenë e Madhe Popullore të Turqisë.

Ndërkaq gjatë takimit të fundit mes delegacioneve që do të zhvillohet të hënën do të përcaktohen pikat e dakorduara dhe ato për të cilat ende nuk është arritur në ndonjë marrëveshje.

Pas dorëzimit të këtyre pikave kryetarëve të dyja partive do të filloj të qartësohet edhe përgjigjja në pyetjen se “A do të formohet qeveria e koalicionit Partia AK-CHP?”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme